Investimet e huaja të drejtpërdrejta të vëna në shfrytëzim në pjesën kontinentale të Kinës, në shtatë muajit e parë të këtij viti, u shtuan 17.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 798.33 miliardë juanë, bëri të ditur të enjten Ministria e Tregtisë e Kinës.

I llogaritur në dollarë amerikanë, fluksi i investimeve huaja arriti 123.92 miliardë dollarë, me një rritje 21.5 për qind.

Industria e shërbimeve ka tërhequr 598.92 miliardë juanë investime të huaja, 10 për qind më shumë në krahasim me shtatë muajt e parë të vitit të kaluar, ndërsa investimet e huaja në industritë e teknologjisë së lartë patën një rritje 32.1 për qind, sipas të dhënave të ministrisë.

Gjatë kësaj periudhe, investimet nga Koreja e Jugut, ShBA-ja, Japonia dhe Gjermania u shtuan përkatësisht 44.5, 36.3, 26.9 dhe 23.5 për qind.

Nga janari deri në korrik të këtij viti, investimet e huaja të drejtpërdrejta në krahinat perëndimore të Kinës u shtuan 41.2 për qind, në krahinat qendrore 30 për qind dhe në krahinat lindore 15.2 për qind. (Wang Lei/ Artan)