Kina ka shprehur kundërshtimin për projektligjin e mikroçipave të miratuar nga Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar që do të marrë masa të fuqishme për të mbrojtur të drejtat e saj të ligjshme.

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi duke e kthyer në ligj "Projektligjin për mikroçipat dhe shkencën" javën e kaluar, sipas të cilit do të investohen më shumë se 50 miliardë dollarë amerikanë në studimin dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve.

Një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë u shpreh se disa dispozita në këtë projektligj kanë kufizuar veprimtaritë normale ekonomike, tregtare dhe investuese të disa firmave në Kinë, duke dëmtuar tregtinë globale dhe zinxhirin e furnizimit të gjysmëpërçuesve. (Artan)