Qendra Superkompjuterike e Wuhan-it do të ofrojë fuqi kompjuterike prej 50 petaflopësh në fazën fillestare. /China Media Group

Qendra Superkompjuterike e Wuhan-it do të ofrojë fuqi kompjuterike prej 50 petaflopësh në fazën fillestare. /China Media Group

Objekti më i madh informatik i ngjashëm me kontejnerët në Kinë, Qendra Superkompjuterike e Wuhan-it, u lidh zyrtarisht së fundmi me rrjetin kombëtar dhe është në fazën përfundimtare përpara përurimit.

Kjo qendër, në provincën Hubei të Kinës Qendrore, do të ofrojë fuqi kompjuterike prej 50 petaflopësh në fazën fillestare, baras me 100 000 kompjuterë të fuqishëm që funksionojnë njëkohësisht, dhe pritet të zgjerohet përfundimisht në 200 petaflopë.

Fuqi kompjuterike do të thotë, në vija të trasha, aftësi për të përpunuar të dhënat.

"Pas lidhjes me rrjetin kombëtar kompjuterik, qendra do të ndihmojë në realizimin e planifikimit dhe koordinimit të burimeve të fuqisë kompjuterike ndërmjet rajoneve të ndryshme. Qendra do të ofrojë gjithashtu shërbime për kërkime të rëndësishme shkencore në provinca të tjera dhe do të përmbushë disa nevoja strategjike në të ardhmen," thotë Liu Junyi, shkencëtar që punon për projektin e Qendrës Superkompjuterike të Wuhan-it.

Rrjeti kombëtar kompjuterik i Kinës i shërben strategjisë së vendit për të kanalizuar më shumë burime informatike nga zonat lindore në rajonet perëndimore më pak të zhvilluara.

Platformat kompjuterike në qytete, duke përfshirë Pekinin, Xian-in në provincën Shaanxi, Nankinin në provincën Jiangsu, Shaoguan-in në provincën Guangdong, Jinan-in dhe Qingdao-n në provincën Shandong, janë lidhur me rrjetin kombëtar.

Megjithëse hyri vonë në fushën e informatikës me performancë të lartë, Kina tani është udhëheqëse në botë, duke zotëruar rreth 35 për qind të 500 superkompjuterëve më të fuqishëm në botë dhe po ndërton me shpejtësi një rrjet qendrash kombëtare superkompjuterike, ku njerëzit mund ta përdorin fuqinë kompjuterike si shërbim, ashtu si ujin dhe energjinë elektrike.

Në Planin e 14-të Pesëvjeçar të vendit (2021-2025) përfshihet edhe ndërtimi 10 sistemeve kompjuterike të shkallës ekza deri në fund të 2025-s. (Artan)