foto nga CMG

foto nga CMG

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping theksoi se duhet të bëhen më shumë përpjekje që njerëzit ta ndiejnë se PKK-ja i shërben popullit ashtu siç duhet.

Xi i tha këto gjatë inspektimit të mërkurën në qytetin Shenyang të provincës Liaoning të Kinës Verilindore, ku ai vizitoi një lagje në distriktin Huanggu për të mësuar rreth përpjekjeve për forcimin e Partisë dhe shërbimit publik.

Duke e quajtur rinovimin e lagjeve të vjetra të banimit një punë të rëndësishme për përmirësimin cilësisë së jetës së njerëzve, ai theksoi nevojën jo vetëm për përmirësimin e mjedisit të jetës, por edhe për forcimin e shërbimeve në lagje.

Duke marrë parasysh popullsinë në plakje të Kinës dhe rritjen e jetëgjatësisë së të moshuarve, shërbimet e përkujdesit për të moshuarit duhet të vazhdojnë të zgjerohen, u shpreh Xi.

Ai e vuri theksin te zhvillimi i projekteve për moshën e tretë dhe i sektorëve përkatës, si edhe për forcimin e ndërtimit të objekteve të kujdesit për të moshuarit në zonat me kushtet e nevojshme.

foto nga CMG

foto nga CMG

Xi bëri thirrje gjithashtu për shtimin e kujdesit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Sipas tij, ndërsa qeveria ka marrë masa për të lehtësuar ngarkesën e tepërt nga detyrat e shtëpisë dhe mësimet jashtë klase të nxënësve në arsimin e detyrueshëm, lagjet duhet të kryejnë më shumë veprimtari jashtëshkollore të mirëqenies publike, për të siguruar shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve. (Artan)