Foto nga VCG

Kina ka ndarë 300 milionë juanë (rreth 44.21 milionë dollarë amerikanë) fonde ndihme për të mbështetur prodhimin bujqësor në rajonet e prekura nga përmbytjet, thatësirat dhe tajfunet, bën të ditur “Xinhua”.

Fondet e urgjencës janë ndarë nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale në 13 rajone të nivelit provincial, duke përfshirë Liaoning, Sichuan dhe Mongolinë e Brendshme.

Fondet do të përdoren për të subvencionuar blerjen e farërave, fidanëve, plehrave, pesticideve dhe materialeve të tjera të nevojshme për zonat e goditura nga fatkeqësia, si dhe për restaurimin e objekteve të prodhimit bujqësor. (Elona)