Foto nga VCG

Njësitë e regjistruara të tregut të Kinës arritën në 161 milionë në fund të qershorit, 4.4 për qind më shumë nga viti 2021, duke treguar vitalitet të qëndrueshëm ekonomik, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën. Nga të gjitha subjektet, 50,39 milionë janë biznese dhe 107,94 milionë janë individë të vetëpunësuar, citon “Xinhua” Administratën Shtetërore për Rregullimin e Tregut. Në periudhën janar-qershor, numri i subjekteve të reja të tregut shënoi 14.54 milionë, duke u rritur me 4.3 për qind nga viti në vit. Rritja e regjistrimit të bizneseve të reja u zbut në prill për shkak të faktorëve të papritur, por rifitoi vrullin në maj dhe shënoi një rritje prej 19.7 për qind në qershor falë një sërë masash stabilizimi ekonomik. Në gjysmën e parë, ritmi i rritjes së subjekteve të tregut të ekonomisë së re ka qëndruar shumë mbi mesataren. Më shumë se gjysma e firmave të reja ishin të lidhura me teknologjitë e reja, industritë e reja dhe modelet e reja të biznesit. Veçanërisht regjistrimi i bizneseve të reja të energjisë është rritur me mbi 30 për qind. Gjatë kësaj periudhe, 604,000 ndërmarrje të reja u krijuan në industritë kryesore të ekonomisë digjitale, me një rritje prej 20 për qind nga viti në vit. Në fund të muajit qershor, numri i bizneseve të tilla në shkallë vendi arriti në 5.1 milionë në total. (Elona)