foto nga CMG

foto nga CMG

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, në zonat rurale të Kinës janë zbatuar dhjetëra mijë projekte për sigurinë e ujit të pijshëm dhe tani 84 për qind e banorëve të fshatit përdorin ujë çezme.

Në zonën malore të distriktit Guyuan në provincën Gansu të Kinës Veriperëndimore, tubacioni i ujit të pijshëm nis nga një rezervuar uji dhe nëpërmjet gjashtë stacioneve të pompimit në një gjatësi 230 kilometra e ngre ujin 600 metra më lart në një fshat me 700 banorë. Kështu, çdo familje në këtë fshat mund të përdorë ujë çezme.

Mbi 500 mijë vepra të tilla të furnizimit me ujë në mënyrë të përqendruar në zonat rurale janë ndërtuar në mbarë Kinën.

foto nga CMG

foto nga CMG

Kur shënohen në hartë, mund të shihet se ato janë të shpërndara pikërisht në përputhje me përhapjen e popullsisë kineze.

Gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, depërtimi i ujit të çezmës është ngritur me 19 pikë përqindjeje dhe 9.75 milionë banorë i dhanë lamtumirën ujit me sasi të madhe fluori.

Tubacionet e ujit të pijshëm u kanë çuar qindra milionë banorëve të fshatit ujë të sigurt, por edhe i kanë dhënë impuls rigjallërimit rural. (Wang Lei/ Artan)