Foto nga VCG

Kina do të mbështesë dhe lehtësojë hyrjen e produkteve bujqësore dhe ushqimore afrikane me cilësi të lartë në tregun kinez, duke sjellë përfitime më të prekshme për popullin kinez dhe atë afrikan. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin i bëri komentet në një konferencë të rregullt, në përgjigje të një pyetjeje mbi masat që Kina do të marrë për të lehtësuar importin e produkteve bujqësore dhe ushqimore nga vendet afrikane, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas tij, qeveria kineze i kushton rëndësi forcimit të bashkëpunimit bujqësor me Afrikën dhe promovon në mënyrë aktive importin e produkteve bujqësore nga Afrika. Wang shtoi se Kina është destinacioni i dytë më i madh për eksportet bujqësore afrikane.

Vitet e fundit, norma mesatare e rritjes së eksporteve bujqësore afrikane drejt Kinës ka arritur në 11.4 për qind. Në vitin 2021, eksportet bujqësore afrikane në Kinë u rritën me 18.23 për qind nga viti në vit. (Elona)