Foto nga VCG

Kina do të përforcojë shërbimet e saj meteorologjike për turizmin gjatë sezonit të pikut të udhëtimeve, tha të hënën Administrata Meteorologjike e Kinës. Numri i turistëve në atraksionet natyrore malore dhe ujore ka parë një rritje. Fatkeqësitë natyrore mund të jenë të shpeshta në vende të tilla gjatë sezonit të përmbytjeve, sipas një qarkoreje të lëshuar nga administrata, citon “Xinhua”. Në qarkore thuhet se sistemet e monitorimit dhe paralajmërimit të hershëm për fatkeqësitë e papritura natyrore duhet të forcohen.

Ndërgjegjësimi i publikut për parandalimin e fatkeqësive duhet të përmirësohet midis turistëve dhe po ashtu edhe trajnimi i stafit për dhënien e ndihmës në atraksionet natyrore. (Elona)