Foto nga VCG

Autoritetet kineze publikuan të hënën një plan veprimi për të stimuluar kapacitetin teknologjik-inovativ të ndërmarrjeve.

I lëshuar së bashku nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Financave, plani i veprimit 2022-2023 specifikon masa mbështetëse në 10 fusha, citon “Xinhua”, duke përfshirë krijimin e një mekanizmi për ndërmarrjet që të marrin pjesë në vendimmarrjen e vendit për inovacionin e teknologjisë shkencore.

Në dokument shprehet zotimi për zbatimin e stimujve tatimorë për të mbështetur ndërmarrjet në kërkimin bazë. Ai gjithashtu kërkon mbështetje financiare për inovacionin e ndërmarrjeve dhe akses më të madh të ndërmarrjeve në burimet e teknologjisë shkencore.

Për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkombëtar, dokumenti thekson mbështetjen për ndërmarrjet në ndërtimin e qendrave të inovacionit të teknologjisë shkencore jashtë shtetit.

Institucionet e kërkimit dhe zhvillimit të financuara nga jashtë inkurajohen të marrin pjesë në projektet qeveritare të teknologjisë shkencore, sipas planit të veprimit. (Elona)