[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Autoritetet kineze shpallën të martën udhëzime të reja që nxitin përshpejtimin e krijimit të një sistemi mbështetës, për të rritur shkallën e lindshmërisë në vend, e cila është përballur me rënie prej vitesh.

Udhëzimet përfshijnë disa fusha, si martesën, lindjen dhe rritjen e fëmijëve, arsimin, strehimin, punësimin dhe shëndetësinë, për të inkurajuar njerëzit të kenë më shumë fëmijë në një mjedis më miqësor për shtimin e lindshmërisë.

Udhëzimet janë publikuar bashkërisht nga 17 departamente, duke përshirë Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë, Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, Ministrinë e Arsimit etj. (Li Huailiang/Artan)