Kina është e gatshme për të punuar në solidaritet e bashkërendim me vendet e tjera në zhvillim, theksoi të hënën këshilltari i Shtetit dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi gjatë një videolidhjeje me të dërguarit diplomatikë të vendeve në zhvillim nga Azia dhe Afrika në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Wang theksoi se përfaqësimi dhe zëri i vendeve në zhvillim duhet të forcohet dhe institucionet shumëpalëshe nuk duhet të kthehen në mjete të disa vendeve të veçanta ose grupe vendesh për të manipuluar dhe vendosur për çështjet ndërkombëtare.

Vota e Kinës në OKB u përket gjithmonë vendeve në zhvillim dhe Kina do të vazhdojë të flasë në emër të tyre, shtoi ai.

Wang paraqiti arritjet e vendit të tij në zhvillimin e çështjes së të drejtave të njeriut, duke thënë se Kina është e gatshme për shkëmbime dhe bashkëpunim me vendet e tjera lidhur me të drejtat e njeriut mbi bazën e barazisë, hapjes e respektit të ndërsjellë, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të përparuar së bashku.

Ministri i Jashtëm kinez shtjelloi gjithashtu faktet historike të çështjes së Tajvanit dhe qëndrimin solemn të Pekinit, duke theksuar se Kina do të japë "përgjigjet e nevojshme dhe të ligjshme" ndaj çdo "provokimi flagrant" nga Shtetet e Bashkuara.

Në shkëmbimet ndërmjet të dy vendeve duhet të respektohet parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve sovrane, theksoi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.