Gjatë dhjetë vjetëve, populli kinez ka zhvilluar transportin në zonat me mjedis të ashpër e që dukeshin të paarritshme, duke hapur shumë rrugë e duke ndërtuar shumë ura dhe duke ndryshuar kështu jetën e shumë njerëzve.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në shtatë vjetët e fundit, 17 stacione hekurudhe u ndërtuan rreth lumit Brahmaputra në Tibetin e Kinës. Lartësia mesatare e këtyre stacioneve mbi nivelin e detit është më shumë se 3500 metra. Hekurudha e Lalinit e lidhur prej tyre e kalon lumin 16 herë, duke e futur Tibetin në "Epokën e trenit me njësi të shumëfishtë elektrike".

Në malin e Sejilës me lartësi 4 700 metra mbi nivelin e detit, në më shumë se gjysmën e vitit bie borë. Këtu po punon makina e gërryerjes së gurëve të fortë "Pionieri me borë", e studiuar dhe e prodhuar nga vetë Kina.

Foto:VCG

Foto:VCG

Drejtuesi i makinës "Pionieri me borë", Wang Xin, thotë: "Formacioni dhe shkëmbi i granitit janë vërtet shumë të fortë, dhe përparimi është rreth pesë metra në ditë."

Me kushtet e veçanta gjeologjike, ky është projekti hekurudhor me sfida më të mëdha për njeriun.

Në dhjetë vjetët e fundit, shumë makina si "Pionieri me borë" janë studiuar dhe janë prodhuar për t'u përdorur për të kryer detyra në kushte të vështira. Në rajonin qendror-perëndimor të Kinës, numri i makina të tilla është rritur tetë herë në krahasim me vitin 2014. Me sistemin e pozicionimit inteligjent mund të gjejmë vendndodhjen e këtyre makinave një për një. Këto male të mëdha ishin të pakalueshme dikur, por tani nëpër to po ndërtohen rrugë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë dhjetë vjetëve, me vendosmërinë e kinezëve, ndërtimi i rrjetit të transportit po përshpejtohet. Në shkretëtirën e madhe të Gobit, qarku i parë hekurudhor në shkretëtirë në botë, me një gjatësi prej 2 712 kilometrash, rrethon shkretëtirën Taklimakan. Rëra fluturuese e Gobit nuk është më pengesë për të udhëtuar. Guizhou, që është i famshëm për format e tij karstike, ka rreth 20 000 ura të llojeve të ndryshme dhe është bërë një "rrafshnaltë me shpejtësi të lartë". Guizhou do të bëhet provinca e parë në perëndim të Kinës me lidhje hekurudhore të shpejtësisë së lartë ndërmjet qyteteve e konteve dhe rrugë të shpejta ndërmjet konteve. Më shumë se 50 000 fshatra janë lidhur me autobus. Gjatësia e hekurudhave në pjesën perëndimore të Kinës i ka kaluar 60 000 kilometrat, duke përbërë 40 % të gjatësisë së përgjithshme në shkallë vendi.

Gjatë dhjetë vjetëve, kinezët nuk ndalojnë. Ata po bëjnë mrekulli në male, mbi lumenj, në fshatra të largëta e në shkretëtirë.