Foto nga VCG

Pekini u rendit i pari në mesin e 50 qyteteve më të mira të ekonomisë digjitale në vitin 2022, i ndjekur nga Shangai, Shenzhen, Guangzhou dhe Hangzhou, sipas një raporti të publikuar bashkërisht nga “eNet Research” dhe “Deben Consultancy”, shkruan “China Daily”.

Gjithsej 8 qytete në provincën Guangdong, 7 qytete nga provinca Jiangsu dhe 5 në Zhejiang ishin në Top 50 më të mirë.

Zonat bregdetare në Kinën juglindore kanë fuqi të fortë në ekonominë digjitale.

Në vitin 2020, shkalla e ekonomisë digjitale të Kinës arriti në 39.2 trilionë juanë (5.82 trilion dollarë), që përbën 38.6 për qind të PBB-së. Nga viti 2011 deri në vitin 2020, agregati i ekonomisë digjitale në Kinë u zgjerua 4.12 herë, me një normë vjetore të rritjes komplekse në 17.06 për qind, treguan statistikat. (Fatosi)