Foto nga VCG

Kina ka rritur përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin global në sektorin e gazit, shkruan “China Daily”. Kompania shtetërore “China National Petroleum Corp” ka promovuar projektin e saj të tubacionit të gazit Azi-Kinë Qendrore.

Ai e ka origjinën në Gedaim, një qytet në kufirin Turkmenistan-Uzbekistan dhe kalon përmes Uzbekistanit qendror dhe Kazakistanit jugor përpara se të arrijë në Horgos në rajonin autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës.

Aktualisht, projekti ka tre linja paralele secila prej rreth 1830 kilometrash. Ndërtimi i Linjës A dhe B filloi në korrik 2008 dhe ndërtimi i Linjës C filloi në shtator 2012.

Në vitin 2013, Kina nënshkroi marrëveshje ndërqeveritare me Uzbekistanin, Taxhikistanin dhe Kirgistanin për Linjën D. “CNPC” bëri të ditur se Linja D, kur të jetë funksionale, do t'i japë Gazsjellësit Azi Qendrore-Kinë një kapacitet për të ofruar 85 miliardë metra kub në vit, sistemi më i madh i transmetimit të gazit në Azinë Qendrore.

Kina gjithashtu bashkëpunoi me Rusinë për të ndërtuar një tubacion gazi, i cili do të kalojë tranzit përmes Mongolisë. (Fatosi)