Foto nga VCG

Rajoni autonom i Tibetit ka parë rritje të qëndrueshme në shëndetësi dhe arsim gjatë dekadës së fundit, thanë së fundi zyrtarë të lartë, shkruan “China Daily”.

Rajoni u ofron fëmijëve 15 vjet arsim falas, nga kopshti deri në shkollën e mesme, përtej sistemit të arsimit të detyrueshëm nëntëvjeçar falas në pjesë të tjera të Kinës, deklaroi në një konferencë shtypi në Lhasa, Yan Jinhai, kryetar i qeverisë rajonale.

Me një sipërfaqe të madhe toke dhe një popullsi pak të shpërndarë, Yan vuri në dukje se rajoni ka vazhduar të përmirësojë standardet arsimore në zonat rurale dhe qeveria paguan tarifat e shkollës dhe strehimin për studentët nga zonat rurale.

Shkalla e punësimit të të diplomuarve ka mbetur në rreth 95 për qind, subvencioni mesatar vjetor që merr çdo student rural ka arritur në 4200 juanë (623 dollarë) dhe subvencioni mesatar mujor që merr çdo mësues rural ka arritur në 1000 juanë, shtoi ai. (Fatosi)