Foto nga VCG

Sektori i shërbimeve të Kinës vazhdoi të rimëkëmbet në korrik, deklaroi në një konferencë për shtyp Fu Linghui, zëdhënës i Zyrës Kombëtare të Statistikave, citon “Xinhua”.

Sipas tij, indeksi i prodhimit të shërbimeve u rrit 0.6 për qind nga viti në vit muajin e kaluar.

Industritë moderne të shërbimit dëshmuan një vrull të mirë rritjeje, tha Fu. Shërbimet e transmetimit të informacionit, softuerit dhe teknologjisë së informacionit dhe shërbimet e ndërmjetësimit financiar shënuan performancë të fortë pasi indekset e tyre u rritën përkatësisht me 10.3 për qind dhe 4.9 për qind.

Për sa i përket aktiviteteve të biznesit, Fu tha se indeksi për sektorin e shërbimeve në përgjithësi ishte 52.8 për qind.

Industritë e shumta qëndruan brenda gamës së lartë të zgjerimit prej 55 për qind e lart, duke përfshirë transportin hekurudhor dhe ajror, akomodimin, hotelierinë dhe kulturën, sportin dhe argëtimin, tha ai. (Fatosi)