Foto nga VCG

Çmimet e shtëpive në 70 qytete të mëdha dhe të mesme në Kinë shfaqën një prirje përgjithësisht të qëndrueshme në korrik, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Zyra Kombëtare e Statistikave, njofton “Xinhua”.

Çmimet e shtëpive të reja në katër qytete të nivelit të parë, Pekin, Shangai, Shenzhen dhe Guangzhou, u rritën me 0.3 për qind në muajin korrik, sipas të dhënave.

Çmimet e reja të shtëpive në 31 qytete të nivelit të dytë qëndruan të pandryshuara nga muaji në muaj, ndërsa 35 qytete të nivelit të tretë panë një rënie nga muaji në muaj prej 0.3 për qind, në të njëjtin nivel me atë në qershor.

Muajin e kaluar, 40 nga 70 qytete patën një rënie nga muaji në muaj në çmimet e shitjeve të shtëpive të reja, treguan të dhënat.

Çmimet e shtëpive të rishitjes në katër qytetet e nivelit të parë u rritën 0.2 për qind në korrik, duke u zgjeruar me 0.1 pikë përqindje nga ajo në qershor.

Qytetet e nivelit të dytë dhe të tretë patën rritje të çmimeve të rishitjes së shtëpive me 0.2 për qind dhe 0.3 për qind në bazë mujore, respektivisht. (Fatosi)