Foto nga VCG

Prodhimi industrial me vlerë të shtuar i Kinës, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 3.5 për qind nga viti në vit në shtatë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), njofton “Xinhua”.

Sipas NBS-së, vetëm në korrik, rritja e prodhimit industrial regjistroi 3.8 për qind nga viti në vit dhe ishte 0.38 për qind më i lartë se muaji i kaluar.

Prodhimi industrial përdoret për të matur aktivitetin e ndërmarrjeve të mëdha të përcaktuara me një qarkullim vjetor biznesi prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.97 milionë dollarë amerikanë). (Fatosi)