Një vit më parë, trupat amerikane që kishin pushtuar Afganistanin për 20 vjet, u tërhoqën nga Kabuli, dhe “momenti i Kabulit” u bë simboli i dështimit të pushtimit amerikan të Afganistanit, tha të hënën për mediat zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

“Momenti i Kabulit” është dështimi i programit të transformimit demokratik të ShBA-së. Rruga e demokracisë e një vendi vetëm mund të eksplorohet nga populli i tij në përputhje me gjendjen e përgjithshme kombëtare. Është e pamundur që të gjitha vendet të kenë të njëjtën rrugë apo që ajo të imponohet nga jashtë. Imponimi i demokracisë amerikane mbi vendet e tjera do të çojë vetëm në pakënaqësi dhe largohet më në fund, u shpreh Wang Wenbin.

“Momenti i Kabulit” është gjithashtu dështimi i politikës amerikane për të krijuar një “rreth të ngushtë”, shtoi ai. ShBA-ja mblodhi aleatë për të pushtuar Afganistanin për 20 vjet, dhe më në fund u largua në panik, duke shpërfillur "miqtë" e saj. Figura e saj si një “lidere e Perëndimit” u shemb.

“Momenti i Kabulit” është dështimi i strategjisë hegjemoniste, vijoi më tej zëdhënësi i diplomacisë kineze. Prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, në emër të të ashtuquajturave “demokraci” dhe “të drejta të njeriut”, ShBA-ja ka pushtuar vende të tjera, ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, ka nxitur ndarjen e vendeve të tjera dhe ka krijuar kundërvënie për t'u shërbyer qëllimeve të veta gjeopolitike, duke u kundërshtuar nga popujt e botës.

Sipas zëdhënësit, ShBA-ja dështoi në Afganistan, por është e dukshme që nuk ka mësuar nga ky dështim. ShBA-ja sekuestroi 7 miliardë dollarë pasuri të Afganistanit dhe vendosi pengesa për zhvillimin dhe rindërtimin e këtij vendi. ShBA-ja vijon të bëjë ndërhyrje e kontroll politik në vende të ndryshme të botës dhe të zgjerojë praktikën e bashkimit të “rrathëve të ngushtë” në fushën e ekonomisë, teknologjisë etj. Pala amerikane ecën kundër prirjes historike dhe kjo do të çojë vetëm në më shumë "momente të Kabulit", theksoi Wang. (Li Huailiang/Artan)