Foto nga VCG
Fabrika e "Tesla"-s në Shangai ka prodhuar një të tretën e numrit të përgjithshëm të automjeteve të kompanisë.
Kryeekzekutivi i gjigantit të prodhimit të automjeteve elektrike Elon Musk përcolli në "Twitter" urimet e tij pas daljes së makinës së njëmiliontë nga linja e prodhimit në Gigafabrikën e Shangait.
Në mbledhjen e aksionerëve të zhvilluar këtë muaj, Musk njoftoi se "Tesla" ka prodhuar mbi tre milionë makina në mbarë botën.
Kapaciteti i gjigafabrikës së saj në Shangai vlerësohet të jetë mbi 750 000 automjete këtë vit. (Artan/Fani)
Fabrika e Tesla-s në Shangai dyfishon eksportet në gjysmën e parë të vitit