Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh homologut të tij jugkorean Yoon Seok-Youl për ta uruar për 74-vjetorin e themelimit të qeverisë së Republikës së Koresë.

Në mesazh Xi Jinping u shpreh se Kina e Koreja e Jugut janë dy vende fqinje dhe gjithashtu partnere bashkëpunimi. Gjatë 30 vjetëve të fundit, marrëdhëniet kino-jugkoreane kanë njohur një zhvillim të ndjeshëm, duke u sjellë të dy vendeve e popujve përfitime të mëdha.

"Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-jugkoreane dhe dëshiroj të forcoj komunikimin strategjik me presidentin Yoon Seok-Youl për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm e afatgjatë të këtyre marrëdhënieve në dobi të të dy vendeve e popujve, duke dhënë kontribut më të madh për paqen, stabilitetin, zhvillimin e lulëzimin rajonal e botëror," tha Xi Jinping-u. (Fani/Artan)