foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi të shtunën James Marapes një mesazh urimi për zgjedhjen përsëri në postin e kryeministrit të Guinesë së Re Papua.

Kreu i qeverisë kineze u shpreh në mesazhin e tij të urimit se Guinea e Re Papua është një vend me ndikim të madh rajonal. Kina dhe Guinea e Re Papua janë partnere bashkëpunimi strategjik të njëra-tjetrës dhe e kanë mbështetur gjithmonë njëra-tjetrën me besim reciprok. Zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve qëndron në pararojë të marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve ishullore të Paqësorit. "Unë dëshiroj të përpiqem së bashku me kryeministrin James Marape për të forcuar pandërprerë besimin e ndërsjellë politik ndërmjet të dy palëve, për të zgjeruar bashkëpunimin praktik në të gjitha fushat dhe për të arritur më shumë rezultate frytdhënëse me leverdi të ndërsjellë, duke ngritur më tej cilësinë e marrëdhëneive mes Kinës e Guinesë së Re Papua dhe duke sjellë më shumë lumturi për të dy popujt," u shpreh Li Keqiang-u.