Foto nga VCG

“China Minmetals Corporation”, grupi më i madh i metaleve dhe mineraleve në vend, raportoi rritje nga viti në vit si në të ardhurat operative ashtu edhe në fitimet në gjysmën e parë të vitit, mes përpjekjeve për të çuar përpara reformën dhe promovimin e inovacionit, sipas konferencës së 6-mujtorit të parë të kompanisë, përcjell “Xinhua”.

Gjatë periudhës janar-qershor, vlera e kontratave të reja të lidhura në metalurgji dhe infrastrukturë u rrit me 7.6 për qind nga viti në vit, tregojnë të dhënat.

Sipas kompanisës, importet e bakrit “blister” u zgjeruan gati 30 për qind nga viti në vit.

Të nxitura nga përpjekjet e zgjeruara për inovacion, të ardhurat që rrjedhin nga komercializimi i arritjeve shkencore dhe teknologjike u rritën me 9.5 për qind nga viti në vit, sipas kompanisë. (Fatosi)