Foto nga VCG

Sektori i makinave të përdorura në Kinë vazhdoi vrullin e rimëkëmbjes në korrik me një rritje të lehtë të vëllimit të shitjeve gjatë qershorit, treguan të dhënat industriale, sipas “Xinhua”.

Rreth 1.44 milionë makina të përdorura u shitën në korrik, 1.88 për qind më shumë se qershori, pavarësisht nga një sezon tradicionalisht i dobët për biznesin, sipas Shoqatës së Tregtarëve të Automobilave.

Shitjet e makinave të përdorura shënuan një rritje të qëndrueshme të vëllimit gjatë periudhës prill-korrik, treguan të dhënat nga shoqata.

Në shtatë muajt e parë të vitit janë tregtuar rreth 9.03 milionë makina të përdorura, me një rënie prej 8.74 për qind nga viti në vit.

Për të lehtësuar tregtinë e makinave të përdorura si pjesë e përpjekjeve të vendit për të rritur konsumin, autoritetet kineze kanë urdhëruar qeveritë lokale të heqin dorë nga politikat që pengojnë shitjet ndërrajonale të makinave të përdorura.

Një sondazh i tregtarëve të makinave të përdorura tregoi se shitjet mund të vazhdojnë të rriten në gusht. (Fatosi)