Foto nga VCG

Henani i Kinës qendrore po ndërton korridorin ekologjik përgjatë Lumit të Verdhë, njofton “Xinhua”.

Seksioni prej 711 kilometrash rrjedh nëpër zonën kryesore ekonomike të Kinës qendrore.

Korridori ekologjik po integron funksione të tilla si kontrolli i përmbytjeve, habitatet për bimët dhe kafshët, bujqësia ekologjike dhe turizmi kulturor.

Rreth 7513 hektarë sipërfaqe të gjelbër janë përfunduar përgjatë seksionit Henan të Lumit të Verdhë. (Fatosi)