Foto nga VCG

Observatori kombëtar i Kinës lëshoi një alarm të kuq për temperatura të larta, paralajmërimi më i rëndë në sistemin e paralajmërimit të motit me katër nivele, pasi një valë e nxehtë përvëluese godet më shumë rajone të vendit, njofton “Xinhua”.

Gjatë ditës së diel, pjesë të Xinjiang, Shaanxi, Shanxi, Hebei, Shandong, Henan, Anhui, Jiangsu, Shanghai, Hubei, Hunan, Jiangxi, Zhejiang, Fujian, Sichuan, Chongqing, Guizhou, Guangxi dhe Guangdong përjetuan temperatura të larta deri në 39 gradë celsius, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike.

Qendra aëshilloi autoritetet lokale të marrin masa emergjente kundër valës së të nxehtit, të pezullojnë punën në natyrë të ekspozuar ndaj temperaturave të larta, t'i kushtojnë vëmendje masave parandaluese nga zjarri dhe të kujdesen të veçantë për grupet e cenueshme.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Fatosi)