Foto nga VCG

Kina ka zhvilluar një sistem të ri droni për operacionet e modifikimit të motit, i aftë për të zbatuar një zbulim në distancë të reve, shiut, erës dhe aerosoleve në ajër nën rrugën e tij të fluturimit, njofton “Xinhua”.

Platforma, me ngarkesë të madhe, qëndrueshmëri të gjatë, kosto të ulët të mirëmbajtjes dhe vendosje të shpejtë, përfundoi fluturimin e saj të parë 75 minutësh nga një aeroport në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore, duke dëshmuar sigurinë e mjetit dhe aftësitë ajrore.

Ndër funksionet e reja janë zbulimi i dyfishtë me mikrovalë lazer, zbulimi aktiv/pasiv i nyjeve dhe zbulimi me sensorë në distancë, njoftoi instituti i Korporatës së Shkencës dhe Teknologjisë Ajrore të Kinës, një nga zhvilluesit e tij.

Suksesi i fluturimit të tij të parë shënon një përparim për mjetet ajrore pa pilot (UAV) të prodhuara nga Kina, të përdorura në zbulimin shumëfunksional të telekomandimit për modifikimin e motit. Ai mund të kontribuojë në reduktimin e fatkeqësive dhe mbrojtjen ekologjike. (Fatosi)