Foto nga VCG

Të ardhurat e gjigantit të teknologjisë kineze “Huawei” arritën në 301.6 miliardë juanë (rreth 44.7 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit, me një marzh fitimi neto prej 5 për qind, sipas raportit gjashtëmujor të publikuar nga kompania, njoftoi “Xinhua”.

Sa i përket tre bizneseve kryesore të kompanisë, të ardhurat nga biznesi i transportuesve arritën në 142.7 miliardë juanë, të ardhurat nga biznesi i ndërmarrjeve arritën në 54.7 miliardë juanë dhe të ardhurat nga biznesi i pajisjeve arritën në 101.3 miliardë juanë.

“Ndërsa biznesi ynë i pajisjeve u ndikua shumë, sektori i infrastrukturës së TIK-ut pati rritje të qëndrueshme. Duke ecur përpara, ne do të shfrytëzojmë tendencat në digjitalizim dhe dekarbonizim për të vazhduar krijimin e vlerës për klientët dhe partnerët tanë dhe për të siguruar zhvillim cilësor”,- tha Ken Hu, drejtues në “Huawei”. (Fatosi)