foto/VCG

foto/VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping iu përgjigj një letre nga Li Peisheng dhe Hu Xiaochun, punonjës të Zonës Turistike të Malit të Verdhë në provincën Anhui, në të cilën shpreh shpresën që ata të luajnë rolin model të “njerëzve të mirë të Kinës”.

Në letrën e përgjigjes, Xi Jinping-u ndër të tjera shkruan: "Ju keni pastruar mjedisin e shkëmbinjve për shumë vjer, dhe jeni kujdesur për Pishën Mikpritëse mijëravjeçare ditë pas dite, për ta ruajtur Malin e Verdhë të bukur, gjë që pasqyron plotësisht shpirtin e përkushtimit ndaj punës‘’.

Xi theksoi se gjëja më e vlefshme e “njerëzve të mirë të Kinës” është krijimi i arritjeve të jashtëzakonshme në punën e zakonshme. “Shpresoj se do të vazhdoni të luani rolin model, të përhapni të vërtetën, të mirën e të bukurën me mënyrë aktive, të transmetoni energji pozitive ndaj njerëzve përreth, të bëheni qytetarë, punëtorë dhe familjarë të mirë, për të bërë përpjekje për rilindjen e madhe të kombit kinez".

Qysh nga viti 2008, Zyra Qendrore e Qytetërimit ka filluar të organizojë aktivitetin në internet “Unë rekomandoj njerëz të mirë rreth meje”. Deri tani janë publikuar 150 “Lista të njerëzve të mirë të Kinës”, dhe 16 228 individë (grupe) janë përzgjedhur si “njerëz të mirë të Kinës.”. Li Peisheng dhe Hu Xiaochun janë të angazhuar përkatësisht në pastrimin dhe ruajtjen e Pishës Mikpritëse në Malin e Verdhë, dhe u përzgjodhën si “njerëz të mirë të Kinës" përkatësisht në vitet 2012 dhe 2021 në kategorinë e përkushimit. Ditët e fundit, ata i shkruan një letër kryetarit Xi Jinping, në të cilën kanë raportuar përvojën e tyre të punës, duke shprehur vendosmërinë për të ruajtur bukurinë e Malit të Verdhë dhe për ndërtimin e Kinës së bukur. (Fang Xiaoyu/Artan)