foto/VCG

foto/VCG

Provinca Henan synon të krijojë një shoqëri miqësore për të moshuarit deri në vitin 2025, duke përmirësuar shërbimet dhe infrastrukturën në lidhje me kujdesin e tyre, sipas një plani të publikuar së fundmi nga qeveria provinciale, përcjell “China Daily”.

Gjatë Periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), provinca synon të arrijë objektivat e saj për të moshuarit duke përmirësuar shërbimet në sektorët e shëndetësisë, kulturës dhe arsimit, duke zhvilluar industri për ta dhe duke ushqyer talentet e tyre.

Për shembull, provinca synon të përmirësojë objektet e shtëpive të të moshuarve në nivele të ndryshme dhe shërbimet e tyre mjekësore. Gjithashtu synohet të shtohen shërbimet mjekësore në shtëpi, veçanërisht për të sëmurët kronikë dhe ata që nuk kanë mundësi të lëvizin.

Çdo qark në Henan do të ndërtojë një kolegj për të moshuarit për të pasuruar jetën e tyre kulturore, po ashtu do të ngrihen qendra aktiviteti, dhoma leximi dhe teatro, për të mundësuar një jetë kulturore sa më pranë ambientit të banimit. (Irma)