foto/VCG

foto/VCG

Kina ka përforcuar shërbimet e udhëtimit hekurudhor dhe ajror, për të siguruar udhëtime të sigurta për pasagjerët gjatë pushimeve verore.

Rreth 309 milionë udhëtime hekurudhore me pasagjerë janë kryer nga 1 korriku deri më 11 gusht, me udhëtime mesatare ditore që arrijnë rreth 7.3 milionë, bëri të ditur “China Railway”, citon “Xinhua”.

Për të plotësuar kërkesën në rritje për udhëtime, më shumë trena janë vënë në shërbime midis qyteteve turistike, ndërsa janë shtuar edhe disa linja të reja ajrore.

Udhëtimet e verës të këtij viti do të zgjasin për 62 ditë, nga 1 korriku deri më 31 gusht. Kjo periudhë është zakonisht një sezon i ngarkuar për sistemin hekurudhor të Kinës, pasi studentët e kolegjit kthehen në shtëpi dhe rriten kërkesat për transport. (Irma)