foto/Xinhua

foto/Xinhua

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze njoftoi të premten se Kina ka vendosur sanksione ndaj zëvendësministres së Transportit dhe Komunikacionit të Lituanisë Agne Vaiciukeviciute.

Sipas zëdhënësit, Vaiciukeviciute-ja vizitoi rajonin e Tajvanit të Kinës, duke shkelur parimin e “Një Kine”, duke ndërhyrë seriozisht në punët e brendshme të Kinës dhe duke minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

Në përgjigje të aktit skandaloz dhe provokues të Vaiciukeviciute-së, Pekini vendosi të ushtrojë sanksione ndaj saj, të pezullojë të gjitha format e shkëmbimeve me Ministrinë e Transportit dhe Komunikacionit të Lituanisë dhe të pezullojë shkëmbimet e bashkëpunimin me Lituaninë në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar. (Fang Xiaoyu/Artan)