foto/VCG

foto/VCG

Shtabi Shtetëror për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës në Kinë aktivizoi një përgjigje emergjente të Nivelit IV për thatësirën në disa rajone të nivelit provincial.

Kushtet e thatësirës janë evidentuar në Anhui, Jiangxi, Hubei, Hunan, Chongqing dhe Sichuan, ndërsa Kina jugore vazhdon të përjetojë temperatura të larta, bën të ditur “Xinhua”.

Shtabi u kërkoi lokaliteteve përkatëse të përmirësojnë menaxhimin e burimeve ujore për lehtësimin e thatësirës dhe të sigurojnë furnizim emergjent me ujë.

Dy ekipe pune u dërguan në rajonet e prekura për lehtësimin e punës ndaj thatësirës.

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele të kontrollit të thatësirës, ku Niveli I është më i rëndi. (Irma)