Foto: VCG

Foto: VCG

Vendosja nga ShBA-ja e sistemit të Mbrojtjes Ajrore Fundore në Lartësi të Madhe (THAAD) në Korenë e Jugut dëmton sigurinë strategjike të Kinës, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

"Kina u kërkon palëve përkatëse ta trajtojnë mirë këtë çështje dhe të garantojnë që kjo gjë të mos bëhet pengesë që ndikon në marrëdhëniet dypalëshe midis Kinës dhe Koresë së Jugut," u shpreh ai.

Qeveria koreanojugore po përshpejton përpjekjet për të "normalizuar" funksionimin e bazës amerikane në qytetin jugor Seongju ku është vendosur sistemi THAAD. (Çang Çuo)