Foto:VCG

Foto:VCG

ShBA-ja nuk duhet të shpresojë që Kina do të përdorë interesat e saj thelbësore në këmbim të heqjes së tarifave të vendosura nga Uashingtoni ndaj mallrave kineze, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin.

"Nuk ka fitues në luftërat tregtare," tha Wang në një konferencë të rregullt shtypi të enjten, duke shtuar që nga heqja menjëherë e tarifave të ShBA-së ndaj Kinës do të përfitojnë të dy vendet e bota.

Në një intervistë të mërkurën në "Bloomberg TV", sekretarja e Tregtisë e ShBA-së Gina Raimondo tha se vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në ishullin e Tajvanit e kishte bërë gjeopolitikën me Kinën "jashtëzakonisht të komplikuar", veçanërisht kur presidenti Joe Biden po shqyrton mundësinë e heqjes së disa tarifave ndaj importeve nga Kina.

Në përgjigje të komentit të Raimondo-s, Wang tha që është shumë e qartë se kush është përgjegjës për tensionet e tanishme në ngushticën e Tajvanit. "ShBA-ja duhet të ndreqë menjëherë gabimet e veta dhe të kthehet me sinqeritet te parimi i 'Një Kine' dhe te tre komunikatat e përbashkëta," u shpreh zëdhënësi i diplomacisë kineze. (Çang Çuo)