Foto nga VCG

Vitet e fundit është regjistruar një rritje e numrit të qyteteve simotra ndërkombëtare të Shangait. Në të dy nivelet komunale dhe të qarkut, Shangai është binjakëzuar me 92 qytete nga 59 vende, sipas zyrës bashkiake të marrëdhënieve të jashtme, përcjell “Xinhua”.

Këtë javë u krijua Shoqata Ndërkombëtare e Përfaqësuesve të Qyteteve Simotra të Shangait dhe mbi 50 zyra përfaqësuese të qyteteve simotra dhe agjenci të huaja të interesuara në Shangai u bënë grupi i parë i anëtarëve.

“Kjo nismë synon të ndihmojë përfaqësuesit e qyteteve simotra dhe miqtë e huaj në Shangai për të kuptuar zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit dhe masat përkatëse të politikave, duke ndërtuar një platformë shkëmbimi dhe bashkëpunimi me sipërmarrjet vendase dhe duke thelluar bashkëpunimin me përfitim reciprok. Shoqata do të jetë shtëpia e përfaqësuesve të qyteteve simotra dhe miqve të huaj në Shangai”,- tha Zhang Xiaosong, drejtor i zyrës bashkiake.

Sipas sekretariatit të shoqatës, për këtë vit janë planifikuar aktivitete të ndryshme. (Irma)