Foto: VCG

Foto: VCG

Të mërkurën u hap në kryeqendrën e provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore Harbin Konventa Botërore e 5G-së për vitin 2022, me temë "Bashkëkrijimi i një ekosistemi të ri 5G për përfitime të ndërsjella".

Gjatë viteve të fundit, Kina ka arritur përparim të shpejtë në zhvillimin e rrjetit të telekomunikacionit 5G.

Numri i stacioneve bazë 5G në përdorim në mbarë Kinën i ka kaluar 1.85 milionët, ndërsa numri i përdoruesve të telefonave celularë 5G arrin në 455 milionë. Që të dyja këto shifra përbëjnë më shumë se 60 për qind të vëllimit të përgjithshëm botëror, theksoi në konventë zv.ministri kinez i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit Zhang Yunming.

Kina do të përpiqet të shtojë 600 000 stacione bazë 5G në vitin 2022 dhe të përshpejtojë ngritjen e nivelit të internetit industrial.

Industria 5G në Kinë ka hyrë në një “rreth virtuoz” për përdorimin komercial pas tre vjetësh ndërtimi, duke shënuar një hap të fuqishëm në zhvillimin e zbatimeve inovative dhe krijimin e ekologjisë industriale, tha Xiang Libin, zv.ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës. .

Sipas tij, me thellimin e komercializimit, teknologjia 5G do të nxitë internetin e lëvizshëm, informatikën cloud, të dhënat e mëdha, inteligjencën artificiale etj., për të fuqizuar industri të ndryshme, duke formuar një ekologji 5G me integrim ndërindustrial. (Çang Çuo)