Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Çdo përpjekje për të shtrembëruar, kundërshtuar ose mohuar parimin e "Një Kine" dhe lëvizja separatiste e "pavarësisë së Tajvanit" do të përfundojnë me dështim, tha të enjten zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës Ma Xiaoguang.

Ai bëri këto komente në përgjigje të një pyetjeje nga mediet në lidhje me mosmiratimin prej autoriteteve të Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit të librit të bardhë të titulluar "Çështja e Tajvanit dhe ribashkimi i Kinës në epokën e re", të publikuar të mërkurën nga Zyra e Çështjeve të Tajvanit dhe Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit të Kinës

Libri i bardhë shtjellon përpjekjet e vendosura të Partisë Komuniste të Kinës për të realizuar ribashkimin e plotë të Kinës dhe ka fituar mbështetje të gjerë brenda dhe jashtë vendit, theksoi Ma.

Lëvizjet prapavajtëse të autoriteteve të Partisë Demokratike Progresive nuk mund të ndalojnë ribashkimin e plotë, tha zëdhënësi, duke shtuar se zhvillimi në pjesën kontinentale të Kinës është faktori kryesor që vendos të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës dhe realizimin e ribashkimit të plotë kombëtar.

Sipas librit të bardhë, si rezultat i luftës civile në Kinë në fund të viteve '40 të shekullit të kaluar dhe ndërhyrjes së forcave të huaja, të dy anët e ngushticës së Tajvanit ndodhen në një gjendje kundërvënieje të zgjatur politike.

“Sidoqoftë, autoritetet e Partisë Demokratike Progresive e shtrembëruan gjendjen e kundërvënies në një 'mosvartësi mes dy anëve të Ngushticës', gjë që është një shpërfillje e hapur e fakteve dhe një gënjeshtër e plotë," shtoi zëdhënësi. (Çang Çuo)