Foto: VCG

Foto: VCG

Kina ka pezulluar të gjitha importet e mishit nga një firmë amerikane, pasi një substancë e ndaluar u zbulua në mishin e gjedhit të eksportuar në vend, thanë të enjten autoritetet doganore kineze.

Raktopamina, një lloj lënde e shtuar në ushqimin e kafshëve, u zbulua në një dërgesë nga kompania amerikane "King Meat Service", sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës.

Kina do të pezullojë dërgesat e produkteve të mishit nga kompania duke filluar nga e enjtja.

Autoriteti doganor tha se ka njoftuar Departamentin e Bujqësisë të ShBA-së për këtë rast. (Çang Çuo)