Lidhur me tensionimin e situatës në ngushticën e Tajvanit, të shkaktuar nga vizita e Nancy Pelosit në rajonin e Tajvanit të Kinës, disa vende perëndimore, si ShBA-ja etj., deklaruan se nuk ka ndryshuar qëndrimi i tyre ndaj parimit të "Një Kine". Por në këto deklarata shtohet shprehja "kur është e përshtatshme" pas "parimit të 'Një Kine'", çka tregon orvatjen e disa vendeve perëndimore për zbrazjen e thelbit të këtij parimi.

Parimi i "Një Kine" është konsensusi i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare, normë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe premtimi që bëjnë të gjitha vendet që vendosin marrëdhënie diplomatike me Kinën. Ky parim është universal, i pakushtëzuar e i padiskutueshëm dhe çdo përpjekje për shtimin e kushteve mbi këtë parim është e paligjshme dhe e pavlefshme. (Fani/Artan)