Foto nga VCG

Këshilltari kinez i Shtetit, Wang Yong, ka theksuar përpjekjet për të rritur kontrollin e përmbytjeve dhe për të garantuar sigurinë në vendin e punës gjatë sezonit të përmbytjeve.

Deklarata e Wang u bë gjatë një turneu dyditor inspektimi në provincën verilindore të Heilongjiang, bën të ditur “Xinhua”.

Pjesa verilindore e Kinës po përballet aktualisht me rreziqe përmbytjesh, me nivelet e ujit në disa lumenj të mëdhenj rajonalë që tejkalojnë nivelet e alarmit. Wang tha se duhen bërë gjithashtu përpjekje për të monitoruar nga afër situatat e shiut dhe përmbytjeve, për të përdorur shkencërisht të gjitha llojet e projekteve të ruajtjes së ujit dhe për të dhënë paralajmërime menjëherë për të minimizuar humbjet.

Ai vizitoi gjithashtu pikat e karburantit, ndërmarrjet petrokimike dhe punishtet e prodhimit të pajisjeve, duke bërë thirrje për respektimin e të gjitha rregullave të sigurisë në vendin e punës dhe zbatimin solid të të gjitha masave të sigurisë. (Elona)