Foto nga VCG

Industria e makinerive në Kinë regjistroi një rritje të qëndrueshme të të ardhurave në gjysmën e parë të vitit, sipas Federatës së Industrisë së Makinerive të Kinës (CMIF).

Të ardhurat operative të firmave në këtë sektor arritën në 12.95 trilionë juanë (rreth 1.9 trilionë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, 5.44 për qind në bazë vjetore, sipas të dhënave të cituara nga “Xinhua”.

Vlera e shtuar e sektorit u rrit me 0.7 për qind nga viti në vit, treguan të dhënat. Federata ia atribuoi zgjerimin një pakete masash pro-rritjes që nga fillimi i vitit.

Vëllimi i përgjithshëm i eksportit të industrisë së makinerive gjithashtu pa një rritje në bazë vjetore prej 10.41 për qind, duke treguar elasticitetin e sektorit, tha Chen Bin, nënkryetar ekzekutiv i CMIF. (Elona)