Foto: MPJ

Foto: MPJ

Kina do të kundërpërgjigjet me vendosmëri nëse ShBA-të vijon provokimet, u shpreh të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë të përditshme për shtypin.

"Pala amerikane duhet të heqë dorë nga ideja e 'përdorimit të Tajvanit për të frenuar Kinën' përpara se të jetë tepër vonë," shtoi ai.

Zëdhënësi ritheksoi se vizita e fundit e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan shkel parimin e "Një Kine" dhe është një provokim serioz.

Ai mbrojti gjithashtu kundërmasat e Kinës pas kësaj vizite, duke thënë se ato janë "plotësisht të arsyeshme, të përshtatshme e të moderuara" dhe janë zbatuar pas provokimeve të ShBA-së.