Foto: VCG

Foto: VCG

Treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) i Kinës, një matës kryesor i inflacionit, u rrit 2.7 për qind në korrik në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tha të mërkurën Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se po muajin e kaluar treguesi i çmimeve të prodhimit i Kinës, i cili mat koston e prodhimit të mallrave në fabrikë, pati një rritje vjetore me 4.2 për qind krahasuar me korrikun e vjetshëm. (Çang Çuo)