Foto nga VCG

Kina uli çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës të mërkurën, njoftoi planifikuesi kryesor ekonomik i vendit.

Çmimet ulën përkatësisht me 130 juanë (rreth 19 dollarë amerikanë) për ton dhe 125 juanë për ton, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), citon “Xinhua”.

Kjo është ulja e pestë e çmimeve të benzinës dhe naftës këtë vit dhe e katërta radhazi që nga 28 qershori. NDRC bëri të ditur se rregullimi do të reduktonte më tej koston e udhëtimit të automjeteve dhe koston e transportit për sektorin e logjistikës.

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, nëse çmimet ndërkombëtare të naftës bruto ndryshojnë me më shumë se 50 juanë për ton dhe mbeten në atë nivel për 10 ditë pune, çmimet e produkteve të naftës të rafinuar si benzina dhe nafta në Kinë do të rregullohen në përputhje me rrethanat.

Sipas NDRC-së, tre kompanitë më të mëdha të naftës në Kinë, përkatësisht “China National Petroleum Corporation”, “China Petrochemical Corporation”, “China National Offshore Oil Corporation” dhe kompani të tjera të përpunimit të naftës, duhet të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme. (Elona)