Foto nga VCG

Nëntëdhjetë për qind e zonës së planifikuar të ekspozitës së ndërmarrjeve është rezervuar për Ekspozitën e Pestë Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE). Ekspozita do të zhvillohet në Shangai në datat 5 deri më 10 nëntor, bën të ditur “Xinhua”.

Mbi 270 kompani dhe ndërmarrje lider në industri kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje. Zona e ekspozitës së teknologjisë dhe pajisjeve do të prezantojë një pavijon të inteligjencës artificiale këtë vit.

CIIE u mbajt për herë të parë në Shangai në vitin 2018 dhe ishte ekspozita e parë në botë në nivel kombëtar me temë importin. (Elona)