Foto nga VCG

Më shumë se 8500 persona nga 18 provinca në të gjithë Kinën janë organizuar për të ndihmuar provincën ishullore të Hainan në luftimin e shpërthimit të fundit të Covid-19, njoftoi të hënën shtabi provincial i parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.

Personeli nga jashtë Hainan do të marrë pjesë në studimin dhe mbikëqyrjen epidemiologjike, marrjen e mostrave të acidit nukleik, trajtimin mjekësor, si dhe testimin e acidit nukleik, bën të ditur “Xinhua”.

Një ekip i dërguar nga mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe kontrollit të Këshillit të Shtetit kundër Covid-19 ka mbërritur në Hainan për të punuar së bashku me autoritetet komunale dhe provinciale për të frenuar përhapjen e virusit. (Elona)