Foto nga VCG

Kina publikoi të hënën një plan për të mbështetur zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së mobilimit të shtëpive. Vendi synon të kultivojë 15 grupime të nivelit të lartë të industrisë së mobilimit të shtëpive me karakteristika të ndryshme dhe të ndërtojë 500 qendra inteligjente të përvojës deri në vitin 2025, bëri të ditur Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Plani, i publikuar së bashku nga ministria dhe tre departamente të tjera qeveritare, gjithashtu detajon masat për të zhvilluar mobilimin e gjelbër, të zgjuar dhe të shëndetshëm të shtëpive, për të përmbushur më mirë nevojën për një mjedis të përshtatshëm, të sigurt dhe komod në shtëpi.

Ndërmarrjet inkurajohen të zhvillojnë produkte që janë të lokalizuara në tregun rural dhe që plotësojnë kërkesat e të moshuarve dhe fëmijëve, thuhet në plan. (Elona)