Foto: Vsiual People

Foto: Vsiual People

Shoqata Kineze për Studimin e të Drejtave të Njeriut publikoi të martën një raport, ku zbulohen një sërë krimesh të kryera nga ShBA-ja në Lindjen e Mesme dhe zonat përreth, që shkelin rëndë ligjin ndërkombëtar.

Raporti i Shoqatës, me titull ”ShBA-ja kryen krime të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut në Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, fokusohet në shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut nga Uashingtoni, duke përfshirë fillimin e luftërave, masakrimin e civilëve dhe cenimin e së drejtës së jetës; ndryshimin me forcë të regjimeve, sanksionet e njëanshme, shkeljen e të drejtave të njerëzve për zhvillim, jetë dhe shëndet; krijimi i një "përplasjeje qytetërimesh" dhe abuzimi me burgimin e torturat, si edhe cenimi i lirisë fetare dhe i dinjitetit njerëzor.

Duke marrë si shembuj luftërat në Afganistan dhe Irak, në raport thuhet se ato janë dy luftërat më të mëdha të nisura nga ShBA-ja në Lindjen e Mesme dhe rajonet përreth, që kanë sjellë fatkeqësi të tmerrshme për jetën dhe kushtet e jetesës së popujve të të dy vendeve.

Më shumë se 174 000 veta vdiqën drejtpërdrejt nga lufta në Afganistan, nga të cilët më shumë se 47 000 ishin civilë, sipas raportit, duke cituar Projektin “Kostot e luftës” të Universitetit Brown.

Lufta gati 20-vjeçare në Afganistan detyroi 2.6 milionë afganë të iknin jashtë vendit dhe zhvendosën 3.5 milionë të tjerë, thuhet në raport, duke cituar Komisionarin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Ndërsa natyra e hegjemonisë së ShBA-së dhe barbaria, mizoria dhe fuqia shkatërruese e politikës së saj të forcës janë ekspozuar plotësisht, popujt e botës duhet ta kuptojnë më mirë hipokrizinë dhe mashtrimin e demokracisë amerikane dhe të të drejtave të njeriut të ShBA-së, vë në dukje raporti. (Çang Çuo)